TIRANË – Deputeti Mark Frroku, i ndaluar dje nga Policia e Shtetit, ka probleme jo vetëm me drejtësinë shqiptare lidhur me çështjen “Doshi”, por ka edhe me atë belge, një fakt ky që e konfirmon vetë kryeprokurori Adriatik Llalla. Drejtësia belge e ka akuzuar Frrokun për kryerjen e disa veprave penale, për të cilat ai është në proces gjykimi.

“News 24” ka arritur të sigurojë urdhër-ndalimin për deputetin Mark Frroku, firmosur nga vetë Prokurori i Përgjithshëm, i cili në argumentat që ka paraqitur për ndalimin e Frrokut lidhur me çështjen “Doshi”, ka shtuar se:

“Po kështu, ky deputet akuzohet nga organet e drejtësisë belge për kryerjen e disa veprave penale, akuza për të cilat aktualisht është në proces gjykimi në këtë shtet. Në këto kushte, krijohen dyshime të arsyeshme se ai mund të largohet nga territori i Shqipërisë për t’i shpëtuar ndjekjes penale.”

Urdhër-Ndalimi për deputetin Mark Frroku u ekzekutua dje nga Policia e Shtetit, pasi akuzohet për “kallëzim të rremë” në çështjen “Doshi”. Argumenti i parë, kryesor që ka sjellë Llalla në lëshimin e tij dhe ekzekutimin e shpejtës është:

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/03/frroku-dokument.pdf” viewer=”google”]

“Në këto rrethana, ndaj këtij shtetasi duhet urdhëruar ndalimi i menjëhershëm, pasi qënia e tij e lirë mund të vëjë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, kjo për faktin e pozicionit që mban si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kapitaleve financiare që disponon si dhe duke iu referuar veprimeve të kundraligjshme dhe shoqërisht të rrezikshme që ka kryer, rrezikshmëria e tij mbetet e lartë.”

Gazetarja Klodiana Lala njoftoi nga Prokuroria e Përgjithshme, duke iu referuar urdhër-ndalimit, se deputeti Mark Frroku akuzohet lidhur me çështjen “Doshi”.

Pas hetimeve që u kryen për akuzat e ngritura nga deputeti Tom Doshi ndaj kreut të Parlamentit, Ilir Metës, edhe deputeti Mark Frroku u përfshi dhe u mor në pyetje si person që kishte dijeni për çështjen dhe me njohje me atentatorin Durim Bami.

Frroku mohoi se kishte njohje me Bamin, por hetimet provuan të kundërtën dhe tashmë ai akuzohet nga Prokuroria për “kallëzim të rremë”; “deklaratë të rreme përpara Prokurorit” dhe “kanosje për deklarime a dëshmi, ekspertim apo përkthim të rreme”.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: