ZYRIH– Një prej tre kandidatëve për fitimin e Topit të Artë (ceremonia më 11 janar në Zyrih), sulmuesi i Barcelones, Neymar, është shpallur si futbollisti më i mirë brazilian në Evropë.

Lojtari i Barcelonës ka marrë 37,87% të votave (një sondazh me 200 mijë vetë) e pas tij janë renditur Douglas Costa i Bayern Munich (13,3%) dhe Felipe Melo i Interit (9,39%).

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: