Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka falënderuar Enkelejd Alibeajn për atë që e quajti përmirësimin e nismës për Lustracionin, me propozimin e dorëzuar në Kuvend.

Balla u shpreh se Lustracioni është i nevojshëm dhe se nuk mund të lejohet që ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të jenë sot në majën e piramidës së pushtetit.

“Besoj që çdo shqiptar që na ka besoj e sheh ngjitjen e bashkëpunëtorëve të Sigurimit në majat e piramidës shtetërore, të na kërkojnë sot çelësin e parë.

Kemi propozuar heqjen e një pengesa ndërsa propozimi i PD për të hequr çelësat e tjerë. Iniciuam sot projektiligjin nga propozim i Autotritetit të Dosjeve që konkludoi se pengesa e nenit 29 paragrafi 4 ishte pengesë e pandershme dhe e paligjshme. Kur ngre një institucion lustracioni nuk mund të thuash se nuk mund të ketë riverifikim.

Nuk mund të lejojmë të keqen të bëjë moral e ata që i kanë spiunuar shokët e miqtë të ngjiten në hierarkinë shtetërore. Jemi mbledhur për të miratuar ndryshimet. Duhet ti japim mbështetje të plotë Autoritetit të Informimit  që janë vënë në shënjestër të non gratën e bashkëpunëtorin e tij që hedhin baltë mbi dy zotërinj të nderuar, përfaqësues të shoqatave të ish të përndjekurve. Vdekja e kalit është filmi fiks. Tek ai që i spiunoi e i çojë në burg sot japin teori e flasin për të drejtat e njeriut bëhen edhe president republike. Duhet ta dini që kur Meta ishte kryetar Kuvendi e ka propozuar Genta Sulën dhe na kërkoi ta mbështesnim. Qasje tipike non gratën e SHBA dhe non gratën e sigurimit që sot që ajo bën punën nuk bën më.

Kemi gjetur një zgjidhje për propozimet e ardhura, të propozojmë një amendament vijues që mbështet propozimin e Alibeajt me pak riformulim me qasje në frymën e ligjit.

Po e mbyllim me diçka që duhej bërë 30 vite më parë, ky kuvend për çështje të kësaj rëndësie ka arritur të gjejë dakordësi. Opozitën e falenderoj që e përmirësoi nismën”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb