Ndërsa flet për raportin e artistit me diktaturën nisur nga Përkthimi në frëngjisht i librit të Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden” që ndalet pikërisht në këtë temë, Violinisti Tedi Papavrami, tregon se në diktaturë njerëzit qenë të ndryshëm dhe patën qasje të ndryshme ndaj pushtetit…

Në një intervistë me gazetaren Fatmira Nikolli, ai thotë se mes dy llojeve të artistëve duhet të shihet rast pas rasti.

Ai jep këshilla edhe për të rinjtë duke kërkuar të ushtrohen me shume gjë që sjell në vëmendje librin e tij “Fuge për violinë” ku duke rrëfyer fëmijërinë rrëfen edhe kohën që ka kaluar duke u ushtruar i ndikuar edhe nga i ati e mësuesi i tij, Robert Papavrami.

Ka pasur njerëz me zell personal dhe që janë futur në rrugën e regjimit deri në fund dhe nëse nuk kanë marrë pjesë në vendime të rënda për njerëzit e tjerë, çfarë tju them, një zgjedhje pragmatiste në kohë të vështira.

Nuk është ajo që unë preferoj por asnjë nuk mund ta dijë si do kishte reaguar vetë në të njëjtën situatë. Duhet kuptuar. E di? Unë mbaj mend ndjenjën time si fëmijë ishte përshtypja që asgjë s’do ndryshonte kurrë në atë sistem.

Sa për Kadarenë di nga prindërit që librat e tij në atë kohë ishin një oksigjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: