Basketbollistja amerikane Brittney Griner ka lënë pas aventurën e hidhur në Rusi dhe tashmë do të luajë me skuadrën e Phoenix Mercury këtë sezon në Women NBA.

Ajo ka firmosur kontratën e re me ish-skuadrën e saj para se të shkonte në Rusi, ku një vit më parë u arrestua nga policia për kontrabandë dhe përdorim të substancave të ndaluara. Griner qëndroi gati 8 muaj pas hekurave në Moskë pas një dënimi me 9 vite burg.

Gjithsesi, në fund të vitit të kaluar u rikthye në Amerikë, pjesë e një marrëveshjeje mes dy shteteve për shkëmbim të burgosurish. Ajo që binte në sy ishte pamja e jashtme e Griner, me flokët e prera shkurt, duke hequr flokët shumë të gjata që i mbante si rripa.

E qeshur dhe gati për sfidën e re, ajo do të mbajë numrin 42 në fanellë. Griner do të arkëtojë 165 mijë dollarë për një sezon. Debutimi do të jetë më 21 mars, në ndeshjen ndaj Chicago Sky.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb