Ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ u ndal edhe tek çështja e shkëmbimit të territoreve të Kosovës mes Serbisë si dhe tek aktakuza e Gjykatës Speciale në Hagë për presidentin Hashim Thaçi.

Sipas tij, liderët në Kosovë dhe Serbi duhet të jenë të lirë të bëjnë një propozim se si mund të duket procesi, ndërsa shtoi se është i shqetësuar sa i përket shkëmbimit të territoreve sepse gjithmonë ka komplikime në politikën e fqinjëve. Ai tha se për çështjen e Thaçit, duhet të presim detajet e akuzave si janë shkruar, dhe një vendim të gjykatës.

 A mund të jetë opsion shkëmbimi i territoreve mes Kosovës e Serbisë?

Kjo është një pyetje e vështirë për mua. Mendoj se liderët në Kosovë dhe Serbi duhet të jenë të lirë të bëjnë një propozim se si mund të duket procesi. Parimisht jam i shqetësuar sa i përket shkëmbimit të territoreve sepse gjithmonë ka komplikime në politikën e fqinjve. Nuk është thjesht një çështje private mes Kosovës dhe Serbisë, por jam i lumtur që presidenti Macron dhe Merkel po përpiqen të shohin mundësitë, ato kanë një vullnet të mirë. Parlamentet e dy vendeve duhet të përfshihen në këto çështje të rëndësishme, sepse nuk është një çështje private.

Si i komentoni aktakuzat e Thacit?

Jam shumë i bindur se sundimi i ligjit duhet të funksionojë. Presidenti Thaci do të shkojë të hënën në Hagë dhe para se të dalë një vendim përfundimtar nuk mund të komentoj, se do tregohesha i padrejtë. Duhet të presim detajet e akuzave si janë shkruar, dhe duhet të presim një vendim të gjykatës, besoj do jetë një vendim i zgjuar.

Një nga këshillat kryesore për Z.Ruci?

Mbase unë mund ta bëj një ditë, nuk është se di gjithçka, unë jam këtu për të dëgjuar e më pas të jap këshilla e më pas varet prej tyre nëse do e marrin për baze apo jo. Edhe BE duhet të jetë edhe më I besueshëm se vitet e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: