Momente shokuese, një femër gjendet e gjallë, pasi i dashuri e kishte mbajtur të varrosur në një guvë prej 8 muajsh. Vajza u dënua kështu nga i dashuri pasi një magjistar e kishte këshilluar se vetëm në këtë mënyrë i riu do të pasurohej.

E reja e moshës rreth 20 vjec u gjet në një vrimë të hapur në oborr e ngjashme me një varr dhe ushqehej vetëm 2 herë në javë. Gjatë qëndrimit në guvë, vajza ka humbur funksionimin e muskujve, ndërsa dyshohet se është verbuar tërësisht. Mediat lokale në Kenia thonë se i dashuri u këshillua nga një magjistar që quhet doktor se nëse ai do të mbante të varrosur një person, do të pasurohej.

Buzz Kenia informon se do të jetë shumë e vështirë për ti kthyer të ecurën vajzës.

Policia e Tanzanisë e zbuloi vajzën para një jave pas njoftimeve të fqinjëve të djalit. Fqinjët dyshonin se dikush po mbahej rob aty. Video u postua në Youtube, teksa policia duke u përpjekur ta shpëtojë, i flet vajzës, por ajo nuk mudn t’i kthejë dot përgjigje nga pamundësia për të folur.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: