Si një nga femrat më të famshme dhe të fotografuara në planet, Kim Kardashian është mësuar që të tërheqë gjithmonë vëmendjen, kjo ka bërë që edhe ndryshimet e shumta që pamja e saj e jashtme ka pësuar në vite, nuk ka ngelur pa u evidentuar.

Kur bëhet fjalë për imazhin e saj, nëna e katër fëmijëve, e cila aktualisht është në një lidhje me komedianin Pete Davidson, duket krejtësisht ndryshe nga vitet e saj të hershme, pasi ajo vazhdimisht ridimensionon pamjen e saj të jashtme.

Nga thashethemet për operacione plastike tek humbja drastike në peshë, The Sun ka bërë një përmbledhje të të gjithë transformimeve të yllit të “Keeping Up With Kardashians ”, tashmë 41 vjeç.

Vitet e para të famës

Në vitin 2006, Kim, atëherë 26 vjeç, ishte e famshme si shoqja dhe asistentja më e mirë e Paris Hilton. Ajo gjithashtu dukej krejtësisht ndryshe, veçanërisht hunda e saj – edhe pse ylli gjithmonë e ka mohuar të ketë bërë një operacion dhe shpesh i ka atribuar ndryshimin ne dukjen e hundës si aftësi për ta konturuar bukur atë.

1111111111

“Kim shfaqi një pamje relativisht natyrale në vitin 2006. Konturet e gjoksit të saj duken të natyrshme, edhe pse të vërteta. Kjo mund të nënkuptojë se ajo ka bërë një zmadhim të vogël të gjoksit”, tha më herët për The Sun kirurgu kozmetik, doktor Mark Solomos

Video seksi dhe xhirime për Playboy

Në vitin 2007, një kasetë seksi e Kim-it dhe ishit të saj Ray J u shpërnda në internet dhe ishte kjo, e kombinuar me fillimin e “Keeping Up with The Kardashians”, e katapultoi Kim-in drejt famës botërore.

Atë vit, Kim pozoi edhe nudo për Playboy.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Sigurisht që jam nervoze, por unë jam krenare tu tregoj njerëzve se kush jam. Gjithmonë shihni modelet tipike të dobëta dhe unë nuk jam e tillë dhe jam krenare që nuk jam e tillë”, tha Kim në një intervisteë të asaj kohe.

Fundshpina e Kim ‘thye rrjetin’ në 2014

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë që Kim ka qenë gjithmonë krenare për format e saj, në vitin 2010 të pasmet e saj filluan me të vërtetë të bëhen të njohura.

Në fakt, figura e Kim-it po merrte aq shumë interes, saqë në mënyrë që të shmangte thashethemet të cilët aludonin për një implant të të pasmeve, Kim bëri një radiografi e cila tregoi se në trupine saj nuk kishte asnjë trup të huaj, pra impklant.

megjithatë ekspertët kanë treguar se rritja e fundshpinës mund t’i atribuohet fillorit me inde dhjamore, çka nuk do të dukej në radiografi.

Kim theu rrjetin me foton e kopertinës për revistën Paper, e cila shpejt u bë virale në 2014.

Reduktimi i belit

Fakti se beli i Kim ishte duek u zvogëluar ndërkohë që të pasmet e saj po zmadhoheshin ndjeshëm, u evidentua më shumë në Met Gala në 2019, ku Kim veshi një fustan ikonik të Thierry Mugler.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fustani ishte aq i ngushtë, saqë ylli dukej se as nuk mund të merrte frymë.

Në vitin 2020 ajo pretendoi se kishte një bel 24 inç dhe ijet 39 inç.

Pamja aktuale
Kohët e fundit Kim është fotografuar me një pamje që tregon se ka humbur goxha peshë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fillimisht ajo humbi 16 kilogramë përpara Met Gala-s 2022, në mënyrë që të mund të vishte fustanin e famshëm të artë të Marilyn Monroe.

Megjithatë, bukuroshja ka vazhduar të humbasë peshë që nga ajo kohë, duke hequr 5 kilogramë shtesë.
“Unë nuk po përpiqem të humbas më shumë peshë, por kam më shumë energji se kurrë. Kam hequr sheqernat që ikur i konsumoja më shumë, po haja shumë ushqime të pashëndetshme.
As që e kuptoja sa shumë ushqime të skuqura po konsumoja. Tani kam ndryshuar plotësisht stilin e jetës”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb