Një ish-ushtarak britanik ka treguar për The Times se ka zgjedhur që të udhëtojë në Ukrainë pr të dërguar ndihma për civilët.

Ai shprehet se kjo është hera e parë që ai po përfshihet në luftë dhe se e qëllimi i tij është i qartë.

Më konkretisht, ish-snajperisti i Ushtrisë britanike i cili u prezantua me emrin Shane tha se nuk mund të qëndronte pa bërë asgjë ndërsa shihte luftën në Ukrainë, duke theksuar se në atë vend po kryhet një gjenocid kundër popullatës civile.

The Times sjell momentin, ndërsa Shane udhëtonte nga Heathrow në vendin e shkatërruar nga lufta, fillimisht duke fluturuar për në Poloni dhe më pas në kufi me makinë.

Ai po shkonte për në Kiev, ku shpresonte të ndihmonte civilët e plagosur.

Udhëtimi i Shane u lehtësua nga përfaqësues të qeverisë ukrainase, me të cilët ai u takua në kufi.

“E vetmja gjë për të cilën nuk mund të kuptoj është se ata po sulmojnë pa dallim njerëz të pafajshëm. Ajo që po ndërmerret atje është në fakt gjenocid kundër popullatës civile dhe arsyeja ime për të dalë atje është për të ndihmuar popullatën civile.”, tha më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: