Mediat e huaja kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 34-vjeçarit shqiptar Ergys Dashi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në një restorant në veri të Guayaquil-it në Ekuador.

Punonjësit e restorantit thanë se vrasësi ka tentuar të hyjë paqësisht, me pretekstin e dorëzimit të disa luleve, por më pas ka kërcënuar punonjësin e lokalit që i ka kërkuar kartën e vaksinimit. Pasi hyri, ai qëlloi 38-vjeçarin shqiptar, i cili po priste ushqimin. Dashi ishte në shoqërinë e një burri tjetër, i cili u zhduk menjëherë nga vendngjarja pas nisjes së të shtënave. Në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja armësh. Dëshmitarët kanë treguar se si ndodhi ngjarja. Ata kanë konfirmuar se një person me buqetë lulesh në duar futet në lokal dhe ekzekuton të riun, e më pas largohet me shpejtësi.

“Ai që e qëlloi ishte njeriu që hyri me lule, armën e mbante në buqetë”, deklaroi dëshmitari.
Vrasësit janë larguar me motoçikletë. Ndërkohë që e plagosur mbeti dhe një grua vendase, kliente në restorant, e cila mori një plumb në këmbë. Ajo ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Si u lidh i riu nga Durrësi me një grup mafioz të “Camorra”-s

Mësohet se Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga Policia italiane po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona.
Trafiku i heroinës drejtohej nga shqiptari Ergys Dashi, në atë kohë vetëm 25 vjeç, i cili përfundoi pas hekurave pas një hetimi 3- vjeçar nga autoritete italiane në Akuila.

Transporti i drogës, heroinë e cilësisë së shkëlqyer, bëhej përmes makinave të modifikuara dhe u tha se droga shitej me një çmim konkurrues dhe se grupi ishte aq i fuqishëm sa Policia italiane i konsideroi si pjesë të “Camorra”-s.
Ergys Dashi nuk është shqiptari i vetëm që u ekzekutua për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Pak vite më parë është vrarë edhe Adriatik Tresa, i cili u ekzekutua në hyrje të shtëpisë së tij nga 6 persona të maskuar si policë.

Ndërsa në mars të 2018-ës u vra shqiptari Fadil Kaçaniç bashkë me të shoqen, Fatimen, po për shkak të trafikut të drogës. 64- vjeçari i vrarë barbarisht bashkë me gruan e tij ishte njeriu që porosiste
drogën që menaxhonin shqiptarët në Europë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb