Ndjenjat e indinjatës dhe kufizimit te lirise po ‘vërshojnë’ rrugët e qyteteve kryesore evropiane për shkak të masave të vendosura nga qeveritë, duke u përpjekur të ndalojnë valën pandemike.

Qytetarët protestuan kundër masave në Austri dhe Holandë , ndërsa Kontinenti i Vjetër duhet të përballet me një mutacion të ri.

Deri më tani askush nuk ishte në gjendje të dërgonte zgjidhjen perfekte, gjë që nuk është e çuditshme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Drejtuesit e vendeve të huaja po përpiqen të shtyjnë një popullsi më të madhe drejt vaksinimit, arma e vetme kundër pandemisë.

Në Austri, ku është vendosur izolim deri më 11 dhjetor për të pavaksinuarit, ata që thyejnë masat do të gjobiten me 500 euro. Në të njëjtën kohë, kushdo që refuzon të zbatojë masën e demonstrimit të certifikatës do të gjobitet me 1450 euro.

Në Vjenë qindra marshuan në rrugë, si në Utrecht për shkak të bllokimit të përgjithshëm të vendosur javën e kaluar. Në Holandë , protestuesit mbanin një pankartë ku shkruhej “Liria mjekësore tani”. Turma të policisë u mblodhën në rrugë.

Kujtohet se dy javë më parë në Holandë shpërthyen përplasje të dhunshme gjatë demonstratave për masat, ndërsa vendi i parë në Evropën Perëndimore që vendosi izolim ishte Austria, ku vaksinat janë të detyrueshme që nga shkurti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: