Ata duken dhe flasin, si luftëtarë të ashpër. Të veshur me xhaketa, helmeta dhe pajisje kamuflazhi, turma e të armatosurve të mbledhur pas portave të mbrojtura në një oborr të ftohtë dhe me baltë po përgatiten për një betejë që duket më e pashmangshme çdo ditë që kalon. Më pak se dy javë më parë ata kishin qenë kontabilistë, prokurorë ose projektues të lojërave video këtu në Odessa, në bregun e Detit të Zi. Shumë prej miqësive të tyre u krijuan në një klub qitjeje lokale.

Kur bombat ruse filluan të binin në Ukrainë, burrat dërguan familjet e tyre jashtë qytetit, morën armët dhe u mblodhën në një shtëpi të rrënuar që dikur i përkiste komunës lokale dhe tani po shërben si bazë e tyre. Çdo ditë ata bëjnë luftë.

“Ne po mbrojmë tokat dhe shtëpitë tona. Nuk duhet të vrapojmë, duhet të mbrohemi, nuk ka rrugë tjetër!” tha Aleksandri, një inxhinier detar 46-vjeçar, ndërsa të tjerët qëndronin rreth tij, me pushkët të varura. “Rusët janë monstra…ne do të mbijetojmë dhe ata jo.”. Teksa ushtria ruse ishte drejt avancimit për në Odessa në jug të vendit, burrat thanë se ishin gati të vrisnin në mbrojtje të qytetit të tyre. “Ne nuk po e shijojmë luftën. Është vetëm vetëmbrojtje” tha Vladimir, një oficer i sigurisë portuale. “Kisha një shans për ikur nga lufta, por të gjithë ne zgjodhëm të qëndronim.”

Ndërsa trupat ruse luftojnë për të hyrë në veri, ato po luftojnë gjithnjë e më shumë në jug, duke u përpjekur të kalojnë në perëndim nga Krimea e pushtuar përgjatë bregut të Detit të Zi deri në Transnistri në Moldavi. Kherson, në veri të Krimesë dhe në lindje të Odessa, tashmë ka rënë, qyteti i parë që u pushtua nga forcat e Presidentit Putin. Midis Khersonit dhe Odesës, qyteti i Mikolayev, i cili ka një popullsi prej rreth 500,000 banorësh, po përballet me një sulm të pandërprerë. Sot tanket qëllonin në drejtim të aeroportit kryesor, të cilin ukrainasit e kishin rimarrë më herët nga forcat ruse.

Zyrtarët ukrainas dhe ata perëndimorë paralajmërojnë njësoj se nëse Mikolayev pushtohet, kjo mund të ccojë në një sulm të shumëfishtë në drejtim të Odessas nga toka dhe deti, duke përdorur flotën ruse të Detit të Zi për të organizuar një bombardim detar. “Ne nuk duam rusët këtu, ata nuk do të sjellin paqe dhe rend. Unë nuk shoh se si mund të negociojmë me këta njerëz. Motivimi i tyre nuk është të sjellin një rend të ri, që të shkatërrojnë kombin”, tha Alexander, raporton The Times.

“Ekzistenca jonë është një shembull për rusët që njerëzit mund të zgjedhin demokracinë dhe mënyrën se si duan të jetojnë. Putin ka sunduar për 20 vjet, ne kemi ndryshuar tashmë katër presidentë. Gennadiy Trukhanov, kryetari i bashkisë, ka filluar të mbajë një armë. Ajo që po bën Putin është propagandë e ndyrë. Psikologjikisht, ai ka një sëmundje”, -tha ai.

Gjenerali Sir Richard Barrons, një ish-shefi ushtarak britanik, ka thënë se humbja e Odesës do të ishte sikur Britania të humbiste Doverin, për sa i përket ndikimit në ekonominë e vendit dhe linjat e furnizimit.

Oleksiy Goncharenko, një deputet i zgjedhur nga ky qytet parashikon një sulm të trefishtë. “Unë mendoj se ata duan ta bëjnë sul nga tre vende, nga Mikolayev, Transnistria dhe nga deti”, -tha ai. “Odessa është shumë e rëndësishme nga pikëpamja kulturore. . . por edhe një vend strategjik sepse është qyteti më i madh në Detin e Zi.”, shtoi ai.

Nëse makineria e luftës e Kremlinit arrin të shkëputë Ukrainën nga deti, kjo do të kishte një ndikim katastrofik për vendin. Që nga fillimi i luftës, portet e vendit, të cilat trajtojnë rreth 70 për qind të importeve dhe eksporteve të tij, kanë qenë kryesisht jashtë funksionit.

Odessa është ndërtuar nga Katerina e Madhe, ndërsa qyteti njihet për ndërtesa madhështore të artit të ri dhe të rilindjes. Plazhet me rërë të këtij qytei tërheqin dhjetëra mijëra turistë të huaj dhe vendas.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sot ky qytet është gjithçka tjetër. Në qendër, ku zakonisht turmat dyndeshin në bare për të pirë verë, në rrugë tashmë ka vetëm kurthe tankesh dhe barrikada të rrethuara me tela.

Thasë me rërë të mbushura në plazh janë grumbulluar në pikat e kontrollit. Persona të armatosur ndalojnë kalimtarët, duke kontrolluar dokumentet e tyre. Disa janë ushtarë profesionistë, oficerë policie ose pjesëtarë të forcave të mbrojtjes territoriale.

Të tjerë, janë mbledhur në oborrin e ndërtesës së rrënuar komunale, që tani është riemëruar si “shtabi i mbrojtjes së Odessa”, janë vullnetarë që kanë marrë armët dhe janë bashkuar me batalionet e përbërë kryesisht nga miqtë dhe fqinjët e tyre.

Në një shkallë me një korridor të errët shihej një burrë i lodhur që drejtonte seancat e ndihmës së parë luftarake, duke u mësuar luftëtarëve se si të mbronin mbulim për kolegët e tyre të luftës, apo kur ata ishin të plagosur. Në një dhomë të vogël jashtë sallës kryesore të hyrjes, një grup vajzash të reja, të veshura me veshje ushtarake po grumbullonin telefona që ia shpërndanin ushtarëve, në mënyrë që të vijojë komunikimi me ta.

Midis tyre ishte një 25-vjeçare bionde, e cila tha se që nga fillimi i luftës ajo njihej me emrin ‘Kobra’. “Ne do të mësojmë këtu si të luftojmë, si të përdorim armët dhe si të bëjmë ndihmë të shpejtë. Ne kemi armë dhe ilaçe këtu dhe do të luftojmë… secili qytetar do të mbrojë vendin tonë”, tha ajo.

Kobra, tha se ishte një anëtare e batalionit Azov, një grup paraushtarak i ekstremit të djathtë, disa prej anëtarëve të të cilit janë neo-nazistë. Të tjerët në batalionin vullnetar thanë se ata nuk kishin pikëpamje të ekstremit të djathtë dhe nuk ishin të lidhur me batalionin Azov.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: