Kur nuk na ndan shumë nga protesta e thirrur nga Partia Demokratike, të shumtë janë simpatizantët dhe qytetarët nga rrethet që do i bashkohen tubimit në Tiranë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se nga qarku i Korçës në orët në vijim pritet të niset një numër i madh simpatizantësh për protestën.

Janë më shumë se 1000 simpatizantë nga Korça, Pogradeci dhe Devolli që do të nisen me mjetet e tyre private drejt kryeqytetit. Po ashtu mësohet se 580 persona do të nisen vetëm nga Korça dhe fshatrat e saj, lajm që konfirmohet nga kryetari i PD në këtë degë, Devis Osmani.

Ndërkohë, rreth 300 persona do të nisen nga Pogradeci konfirmin nga Oliger Muçllari dhe rreth 150 të tjerë do të nisen nga Devolli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: