Sadio Mane po luan sezonin e tij të parë Bayern Munchen. Sulmuesi akoma nuk është përshtatur totalisht, pasi vjen nga një eksperience e gjatë në Premier League te Liverpool, apo edhe Southampton. Senegalezi ka dhënë një intervistë për UEFA TV, ku shprehet se asgjë nuk është e lehtë, për shkak se ka ndryshuar ambient. Mane, gjithashtu, vlerëson në maksimum shokët e ekipit, grupin dhe stafin.

“Gjithçka po shkon mirë. Të shkosh nga një klub në tjetrin nuk është e lehtë. Kam kaluar tetë vite shumë të bukura në Angli, gjashtë vjet në Liverpool pas dy të tillash në Southampton dhe tani jam në një vend të ri. Nuk është e lehtë sepse gjithçka ndryshon papritur: njerëzit, stërvitja etj… Gjithçka po ndryshon, ndaj nuk është aspak e lehtë, por duhet të përshtatem”.

Njerëzit këtu janë mikpritës dhe ata janë lojtarë të nivelit të lartë. Anëtarët e klubit janë të jashtëzakonshëm, ndaj jam shumë i lumtur.
Ne kemi një skuadër shumë, shumë të re. Është hera e parë në karrierën time që jam pjesë e një grupi kaq të ri. Ajo që më bën më shumë përshtypje është se të gjithë kanë dëshirë dhe ambicie. Ata të gjithë duan të rriten dhe janë shumë të vëmendshëm. Seancat stërvitore janë po aq intensive sa edhe ndeshjet. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme, sepse bën ndryshim” – Tha ai.

Ku

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: