Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, Agron Duka i Partisë Agrare Ambjentaliste dhe Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar ndodhen në ambientet e Presidencës për të zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj.

Më herët presidenti Begaj ka pritur në takim nënkryetarin e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashin.

Gjithashtu Begaj është takuar edhe me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, ku fokus i bisedimeve ishte aksioni opozitar si edhe zgjedhjet vendore.

Sakaq ditën e nesërme (5 Tetor) Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë takim me Enkelejd Alibeajn. Takimi pritet të mbahet në orën 18:00.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb