Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar në rubrikën “Opinion”“News 24”, komentoi një sërë çështjesh, duke nisur nga “Minishengeni i Ballkanit” e duke vijuar nga raporti final i OSBE/ ODIHR. Vasili tha se “Minishengeni” afron Shqipërinë Drejt lindjes dhe e largon nga BE, e cila sipas tij duhet të jetë priroitet.

Sa i takon raportit të OSBE/ ODIHR, numri 2 i LSI tha se u konfirmua ‘masakra elektorale’ dhe se ata nuk i njohin zgjedhjet dhe kërkojnë ripërsëritjen e tyre.
Shqipëria s’ka nevojë për Jugosllavi të re. Ka një rrugë për të ndjekur, që është ajo drejt Evropës së bashkuar.

Vasili: Kuptohet s’kemi nevojë të komentojmë ç’është Evropa e bashkuar me një treshe, qesharake në pamje dhe me qëllime të liga. Kjo nismë e sheh Kosovën të ftohtë, Rama e ironizon atë dhe mban pranë Serbinë. Kjo nuk përfytyrohet dot. Po përjetojmë një moment nga më negativët të historisë së politikave të jashtme të Shqipërisë. Ne nuk kemi bërë asnjë marrëveshje si shqiptar, sfidoj këdo që të thotë që aspiratat e tij janë të integrohet në Beograd apo Bruksel. ‘B-ja’ e Brukselit është më peshë, se na nxjerr nga bataku ekonomik që ndodhet vendi. Rama nuk prodhon rezultate, është peng i dy partnerëve që kanë dalë sheshit si mbrojtësit e tij elektoral. Vuçiç ka bërë thirrje që Rama të fitonte zgjedhjet. Jam shokuar, kur dëgjova për kontributin që kanë dhënë forcat e kërkim shpëtimit në kohën e tërmetit. Këto fakte të gjithë i dinë dhe i njohin. Ashtu sikurse dhe me Ramush Haradinaj, edhe sot, po të njëjtën marrëdhënie po ndërton me Kurtin. Çdo gjë që ka të bëjë me mënjanimin, mbajtjen larg të Kosovës, është refuzuar nga Shqipëria. Për herë të parë ka ndodhur që Kosova mbahet larg dhe këtë e ka bërë Rama. Unë si shqiptar jam ndier i tradhtuar si kurrë ndonjëherë. Kemi vuajtur nga fuqitë e mëdha dhe tradhtitë e tyre, por këtë herë, tradhtia ka ardhur nga brenda.

Zgjedhjet e 25 prillit, raporti i OSBE, çfarë ju shqetësoi më shumë?

Vasili:
Gjithçka që është ngritur me forcë përpara zgjedhjeve, sepse i gjithë operacioni mafioz, ishte i ushtrimit para zgjedhore dhe pas tij. Gjithcka që kemi denoncuar, s’ishin pretendime, por fakte. Unë ato fakte i gjeta të listuar në raport. Pamë shit-blerjen e votës, skandalin e të dhënave personale, etj. Në të gjitha etapat, u dhunua vota, u shitble dhe plaçkit. Kam pasur zgjedhjet e Bjellorusisë, ka më shumë tregues negativë raporti për Shqipërinë se sa Bjellorusinë. Hallet që kemi ne, duhet t’i zgjidhim vetë. Në Bjellorusi kërkohet ripërsëritje e zgjedhjeve. Po në Shqipëri?

Do të kërkoni anulimin e zgjedhjeve?

Vasili: Zgjedhjet e reja duhet të jenë, sepse s’pati zgjedhje. Rëndësi ka qe unë dhe ju, s’kemi më jetën tona, sepse të dhënat s’janë më pronat tona. Këtë vepër e ka bërë qeveria shqiptare. Ky është një vëie e shtetit në dispozicion. Paratë e rindërtimit janë para të shqiptarëve, ata janë ndarë në masë. OSBE ODIHR, thotë se krimi ishte evident. Zgjedhje bëmë, por s’ishin të vërteta. Duhet të kthehemi në zgjedhje. Të gjithë mund të harrojmë, por unë jo. Në tavolinën e bisedimeve opozita ka bërë një lëshim të madh dhe hoqi dorë nga qeveria tranzitore. Ne, u tërhoqëm nga kjo kërkesë, që prova kërkoi të ishte e drejtë. Besuam te kodi zgjedhor. Asnjë nga ato garanci s’u mbajt. Rruga dhe çështja e masakrës zgjedhore është në tavolinë, s’i shmanget dot askush. Zgjidhja e vetme politike janë vetëm zgjedhjet e parakohshme, sepse janë e vetmja zgjidhje.
Kjo është dhe beteja e PD, do të jeni bashkë në këtë betejë. A do të jeni sërish opozita e bashkuar?
Ka pasur një front opozitar, kështu është konsideruar. Në front janë shumë parti. Ky front sigurisht që është i bashkuar dhe i pandarë. Për fat të keq, një faktor negativ, që ndihmoi masakrën zgjedhore ishte kapja e drejtësisë që nuk ndëshkoi asnjë, që të bënte raste shembullore, por i la që të ndodhnin të gjitha dhe më pas të bënte sikur ndiqte.

Protesta do të keni?

Vasili: Betja e madhe është në mobilizimin mbarëpopullor. Fuqitë e reagimit të protestave e keni parë. Për mua s’ka fituar Edi Rama. Ka fituar mafia, një betejë, por jo luftën.

Në OSBE, thotë që gjuha agresive e përdorura nga Presidenti ishin të shumta, kishte gjuhë seksiste të përdorura kundër grave. Ju shqetëson ndonjë nga këta?

Vasili: Sa i takon presidentit, nuk jam i lumtur që koha i dha të drejtë. Atit i dha koha të drejtë për të gjitha gjërat që foli. Ai paralajmëroi shit-blerjen e madhe të votës. Paralajmëroi grupet kriminale të qëndronte lart, shkoi në të gjitha qytetet, ku thuhej se kishte tension. Ndërkohë, që e vetmja gjë e shëmtuar që pamë, ishin postera publikë të qeverisë ndaj presidentit. Një president që denoncon të vërtetat, për një mazhorancë që udhëhiqet nga mafia ishte e pranueshme të shkarkohej Presidenti nga Parlamenti. Presidenti i Republikës ka marrë veprime të shkëlqyera kushtetuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb