Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona, për vepra të ndryshme penale.

Burime zyrtare bënë me dije se mes të arrestuarve është dhe një person për ngacmim seksual si dhe një tjetër për dhunë në familje.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M. H., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 15 vjeçe. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. K., 42 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ndaj djalit të tyre të mitur.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– M. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

– A. G., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Filip Jani”, duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. M., 22 vjeç. Si pasojë drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– E. S., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. Gj., 39 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 17 vjeç, pasagjer në motomjet, dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

– B. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet kamion, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

– M. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb