Leverkusen nuk njeh hap fals në kampionat, teksa sot pasdite erdhi fitorja e radhës. Kryesuesit e Bundesligës afrohen kështu edhe më shumë me titullin, një sukses 2-0 ndaj Wolfsburg në shtëpi.

Ndeshja e mysafirëve u kushtëzua ndjeshëm nga kartoni i kuq i Jenz në minutën e 28-të. Me një lojtar më shumë në fushë, “aspirinat” treguan menjëherë superioritetin, pasi Nathan Tella dërgoi skuadrën e Xabi Alonsos në dhomat e zhveshjes në epërsinë e një goli.

Për të parë golin e sigurisë nga Florian Ëirtz, na u desh të prisnim minutën e 86-të. Leverkusen kryesues ka grumbulluar deri më tani 10 pikë më shumë se Bayern Munchen. Në ndeshjet e tjera të Bundesligës të luajtura sot, Frankfurt kaloi 3-1 pengesën e Hoffenheim, ndërsa Bochum u imponua 1-2 në shtëpi ndaj Freiburg.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: