Neymar ka ngjallur polemika si një rezultat i një sezoni me ulje-ngritje. Kritikët e qortojnë se ka menduar vetëm për Kupën e Botës. Teza u forcua që nga fillimi i sezonit, kur “10”-a e PSG-së u shfaq në formë të shkëlqyer duke bashkuar shifrat spektakolare dhe duke u treguar vendimtar deri në fund të Botërorit.

Pas Katarit, në të cilin ai pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës, niveli i tij i performancës regjistroi një rënie të dukshme, duke u grumbulluar në problemet e ndryshme jashtë portës që e kanë kthyer mbrapa. Në Francë lënë pak vend për spekulime.

Skuadra parisiene dëshiron “të heqë qafe” brazilianin në merkaton e ardhshme të verës. Për çështje teknike dhe ekonomike. Shumë më lehtë të thuhet sesa të bëhet.

Gjithçka sugjeron se në kryeqytetin francez do të ketë një situatë të ngjashme me atë të vitit 2022, kur edhe Neymar u tregua i gatshëm për t’u larguar, por pa gjetur një skuadër të interesuar për të përballuar kostot që lidhen me blerjen e kartonit dhe rrogës.

36 milionë neto në sezon ka dekurajuar disa blerës. Do të ishte Chelsea, por edhe Tod Boehly, i cili nuk ka probleme të veçanta për të nënshkruar çeqe nëntëshifrore, duket se është i orientuar drejt profileve të tjera. Neymar ndër të tjera nuk e ka ndërmend të largohet.

Nuk dihet nëse është për krenari apo komoditet, por ai kërkon të përmbushë të gjithë kontratën e tij dhe kjo e bën largimin e tij në verë një utopi për momentin. Kontrata e ish-lojtarit të Barcelona-s u rinovua automatikisht deri në vitin 2027 qershorin e kaluar dhe aktualisht nuk po mendon të largohet nga kryeqyteti francez.

Dhe megjithëse Luis Campos dhe Al Khelaïfi vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje për të provuar të heqin qafe një lojtar që ka zhgënjyer pritshmëritë që kur zbarkoi në Paris gjashtë vjet më parë, situata e brazilianit merr konturet e një ngërçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb