Bashkëshortja e drejtorit të Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, i dha sot mbështetje publike dhe shprehu solidaritet për të, pas publikimit të skandalit ku u faktua se si bëhen emërimet në këtë institucion, të personave që akuzohen në Greqi për kontrabandë dhe krim të organizuar.

Eda Gazheli ka zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur solidaritetin e saj me bashkëshortin nga ato që ajo i quan gjoba. Me një leksion “të vërtetë” gazetarie, ajo krahason mediat ndër më të ndjekurat në vend, News 24, BalkanWeb dhe Panorama si maskat me kapuç dhe kallashnikovë që dilnin rrugëve në vitin e vështirë 1997.

“Gjoba me lajme është krimi më i rëndë se gjoba me kapuç e armë në dorë”, thotë ndër të tjera bashkëshortja e Genti Gazhelit.
Por ajo duket se nuk shqetësohet fare nga fakti që bashkëshorti i saj punon 8 orë në ditë me “shoqëri të keqe” në Dogana.

Eda Gazheli7 500x572
Eda Gazheli7 500×572
Pallto Max Mara 500x917
Pallto Max Mara 500×917

Po kush është Eda Gazheli? Jetën e saj superluksoze Eda Gazheli e reklamon në rrjetet sociale ku pozon në destinacione të ndryshme, me veshje e aksesorë të kushtueshëm.

Eda Gazheli1 500x506
Eda Gazheli1 500×506
Dior
Dior

Siç shihet në fotot e mëposhtme ajo mban veshur një pallto të markës Max Mara me vlerë rreth 3.500 dollarë. Ndërsa vetëm një palë atlete të markës Dior, gruas së drejtorit të Doganave i kushtojnë rreth 1.300 dollarë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Beach Nikki në Mal të Zi është një nga destinacionet që ka zgjedhur për të kaluar pushimet, ku nga një verifikimi thjeshtë në booking të resorit rezulton se çmimi vetëm për një natë është 2.200 euro. Shpenzimet luksoze dhe udhëtimet e Eda Gazhelit nuk dihet nëse justifikohen dot nga rroga e bashkëshortit të saj Genti Gazheli, nga puna si Drejtor Doganash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb