Personi që shihni në foto është Roland Pula, autori i dyshuar për vrasjen e 2 vëllezërve mbrëmjen e djeshme në Krujë. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për foton e 32-vjeçarit, i cili pas një debati të ashpër, vrau me armë zjarri Gramoz dhe Xhentil Bardhi përkatësisht 34 dhe 24 vjeç.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gramëz të Krujës. Po ashtu ‘BalkanWeb’ ka siguruar edhe një foto të njërin prej viktimave, Xhentil Bardhit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

‘BalkanWeb’ mëson se viktimat dhe autori janë përplasur disa herë ndër vite me njëri-tjetrin, janë rrahur e plagosur mes tyre disa herë. Para afro një dekade vëllai i dytë i viktimave ka plagosur xhaxhain e autorit me thikë, krim për të cilin ka kryer dënimin, por nuk dihet se ku ndodhet.
Ngjarja e mbrëmshme mendohet të jetë nxitur nga një sherr i momentit mes autorit dhe viktimave të cilët janë qëlluar me kallashnikov fare pranë shtëpisë së tyre. Kujtojmë se autori i dyshuar për vrasjet, Roland Pula, njihet si person problematik, ndërsa është akuzuar për disa vepra penale si; vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: