E gjithë vëmendja e futbolldashësve këto ditë të para të janarit është tek aventura e re Cristiano Ronaldos, që me shumë mundësi edhe e fundit e karrierës së tij si futbollist aktiv.

Portugezi do të zbarkojë sot në Arabi Saudite, teksa do të pritet në Riad në mbrëmje, nesër do të zhvillojë vizitat mjekësore dhe më pas do të prezantohet zyrtarisht.

Entuziazmi për ish-yllin e Manchester United është shumë i madh, me një dyndje të madhe në dyqanet që kanë fanellën e portugezit. Nuk është vendosur akoma data e debutimit të Cristiano Ronaldo-s me klubin e ri.

Trajneri i Al Nassr, Rudi Garcia, ka dëshirë të njohë gjendjen fizike të lojtarit që pas përfundimit të Kupës së Botës në Katar është stërvitur gjithmonë vetë. Megjithatë, duke parë se tifozët e presin me padurim, Ronaldo mund të debutojë me ekipin e ri më 5 janar, në natën e Mbretërve, kur Al Nassr do të presë në shtëpi ekipin e Al Ta’ee.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb