“BalkanWeb” zbardh të tjera detaje nga atentati i mbrëmshëm në Peqin, ku mbeti i vrarë një 26-vjeçar dhe u plagos shoku i tij. Andi Zylyfi u qëllua për vdekje teksa ishte në makinë bashkë me Ardit Uruçin, pasi mori një plumb në kokë dhe një në këmbë. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se i riu kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, ndërsa më 11 dhjetor kishte hyrë nga Porti i Durrësit.

Fal kamerave të sigurisë sekuestruar nga Policia, grupin hetimor ka tashmë si provë materiale dhe të dhënat e mjetit që u përdor në këtë atentat, ku thuhet se janë filmuar atentatorët teksa qëllojnë.
Viktimës Zylyfi rreth një vit më parë iu ekzekutua në të njëjtat rrethana djali i hallës dhe dy miqtë e tij pothuajse në të njëjtën orë, po me kallashnikov. Mënyra e organizimit dhe e ekzekutimit të Zylyfi për policinë është thuajse e njëjtë më atë të një viti më tek Rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku u ekzekutuan tre persona.

Atentatorët dyshohet të janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet të fuqishëm kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës, ndërsa dyshohet se janë përpalsur me viktimës për prishje të pazareve të drogës në Britani. Mbrëmjen e të premtes Andi Zylyfi pas një telefonate së bashku me shokun e tij Ardit Uruci kishin dal në vendin ku u përballen me dy breshëri kallashnikovi, që i shkaktoi edhe vdekjen 26-vjeçarit për shkak të plagëve në kokë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 14 gëzhoja kallashnikovi.

Atentatorët nuk janë përballur direkt me dy të rinjtë, pasi qëlluan mbi ta teksa mjeti me te cilin kryen atentatin ishte në lëvizje e sipër gjatë kohës që Zylyfi po tentonte të futen në rrugën kryesore. Ndërkohë, menjëherë pas atentatit mjeti i atentatorëve ka vijuar lëvizjen në drejtim të Elbasanit, ndërsa automjeti është parë të lëvizë deri në rrethrrotullimin e Rrogozhinës dhe më pas ka humbur gjurmët. Hetimet për vrasjen po kryhen nga prokurori Kreshnik Ajazi, ndërsa mësohet se një nga pistat kryesore për ku janë përqendruar ato është lidhja familjare qe ka Zylyfi me të ashtuquajturin si ‘bos’ droge, 34-vjeçarin Endrit Alibej, i ekzekutuar një vit më parë tek rrethrrotullimi i Bradasheshit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: