Qeveria e Malit të Zi i ka kërkuar ndihmë mjekësore NATO-s, përkatësisht Qendrës për Koordinimin e Përgjigjeve ndaj Fatkeqësive, sa i takon luftën kundër koronavirsit. Aktualisht në këtë vend janë të regjistruara 91 raste të të infektuarve, ndërsa deri më tani ka marrë dy jetë njerëzish në këtë shtet.

Në kërkesën e saj drejtuar NATO-s, thuhet se Mali i Zi kërkon 320 respiratorë dhe mbi 5.6 milionë maska kirurgjikale. Sipas mundësive, Mali i Zi kërkon edhe rreth një milion maska të posaçme me filtra dhe rreth 6.5 milionë dorëza.

Qendra për Koordinimin e Përgjigjeve ndaj Fatkeqësive është një mekanizëm civil i NATO-s për reagim në situatat e jashtëzakonshme. Mali i Zi është bërë vendi i fundit në Evropë që ka raportuar rastet e para me koronavirus më 17 mars.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: