Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha gjatë një komunikimi me gazetarët, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, se në buxhetin e vitit 2021 janë alokuar për sistemin shëndetësor 62.9 miliardë lekë.

Sipas Manastirliut, pjesë e kësaj shume janë edhe rritja historike e pagave të mjekëve dhe infermierëve, ndërsa shtoi se përpos rritjes së pagave, janë dedikuar 10 milionë euro si mbështetje përmes bonuseve për më shumë se 4 mijë punonjës.

“Buxheti në vitin 2021 është 62.9 miliardë lekë të dedikuara për sistemin shëndetësor, duke filluar nga rritja historike e pagave për mjekët dhe infermierët. Pagat janë rritur me 57%. Sot një infermier merr 650 dollarë, pagë bruto, ndërsa paga bruto e një mjeku është 1100 dollarë. Kjo rritje mbështet personelin mjekësor. Përpos rritjes së pagave, për stafet e dedikuara në spitalet tona, për mirëadministrimin e të gjitha shërbimeve, kemi dedikuar 10 milionë euro për të mbështetur përmes bonuseve 1 mijë euro dhe 500 euro për më shumë se 4 mijë punonjës të shëndetësisë. Një tjetër arritje e madhe është punësimi me meritë”, tha Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb