Ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur Juljan Ahmataj, ka qenë një nga analistët e përditshëm të emisionit “Euromania” përgjatë këtij muaji intensiv të Europianit.

42-vjeçari nga Elbasani, i ka dhënë “dorën e fundit”, analizave të detajuara të këtij kompeticionin prestigjioz, teksa i ftuar në studio ditën e sotme, foli më gjerësisht për atë çfarë pritet të ndodhë në finalen Angli-Itali. Ahmataj shikon “3 Luanët” si favoritë, për të fituar trofeun.

SURPRIZA DHE ZHGËNJIMI I EURO 2020- Suprpriza më e madhe e këtij Europiani është Danimarka. Kaloi një shok psikologjik dhe ia doli. Ishte një gjë shumë e madhe. Maksimumi ishin gjysmëfinalet. Franca është ajo që ka zhgënjyer të gjithë, duke parë mënyrën e të luajturit, garancinë. I kishin shtuar skuadrës një lojtar të madh si Benzema, por përsëri nuk arriti dot objektivin.

FAVORITI- I preferojmë të dyja, edhe kafen edhe çajin. Nuk ka motivim më të madh sesa 55 vjet pritje, të luash në stadiumin tënd. Anglia e ka detyrim ta fitojë këtë trofe. E kundërta te Itali, që është në një rrugëtim, me një skuadër të re, që mund të arrijë suksese në vijim. Te Anglia ka shumë presion për ta fituar këtë trofe.

YLLI I ANGLISË- Herri Kejnin e shohim si yllin e Anglisë. Është ai që dominon kundërshtarin që ka përballë. Është shumë më lartë se sa Imobile. Vendosin diktatin që jemi ne që duhet ta fitojmë këtë trofe, në këtë repart ndihen superior në këtë repart.

ECURIA E ITALISË- Disfata e Italisë ka fituar që në finalen kundër Spanjës kur humbi 4-0. U arrit kulmi me dramën e mos shkuarjes në Botëror. U desh një ndryshim drastik. U çmontua si skuadër dhe u ndërtua nga fillimi. Ka bërë shumë mirë që shumë shpejt ka arritur në finale. Kanë ardhur deri këtu me logjikë. Ndryshuan mënyrën e lojës dhe po e bëjnë shumë mirë këtë lloj futbolli. Ky i Italisë është një projekt më vete.

Italia ka eksperiencë të madhe si skuadër, nuk ndikon shumë faktori fushë, me përjashtim të ndonjë fragmenti, por të kaltrit dinë ta menaxhojnë këtë fryrje të ndeshjes nga ana e tifozëve, ata janë ekspertë.

Duke iu referuar atë që kemi parë, Anglia janë më lartë se Spanja. Janë një skuadër me shumë potencial, një skuadër me një nivel të lartë. Anglia është një skuadër me yje dhe me rendiment shumë të lartë. Staturën që kanë jashtë, e kanë dhe në lojë. Kjo e bën një skuadër akoma më të fortë sesa Spanja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb