Viti 2023 ishte i mbushur me plotë ngjarje, sa të bukura, por edhe të trishta. Dhe kur flasim për trishtim, sigurisht që këtë pjesë e zënë emrat e mëdhenj të artit nëpër botë, të cilët mbyllën sytë përgjithmonë, duke lënë pas kujtime të paharrueshme. Vetëm pak javë më parë, dy aktorë të mëdhenj shqiptar, Zef Deda dhe Mirush Kabashi u ndanë nga jeta fizikisht, por pasuria e madhe që ata i kanë lënë botës së artit dhe shoqërisë shqiptare ndër vite, i bën ata figura të paharrueshme.

Si mund të harrojmë vdekjen e Tina Turner apo Mtthew Perry, Chandler-it të paharruar në serialin kult televiziv Friends. Vajza e mbretit të rokut Elvis Presley, Lisa Marie, po ashtu vdiq nga arresti kardiak i shkaktuar nga obstruksioni i zorrëve pas operacionit bariatrik. Dhe më pas vdekja e papritur e Davide Renne tre javë pas shpalljes së emërimit të tij si drejtor kreativ i Moschinos.

Fatkeqësisht ky vit nuk u mjaftua me kaq humbje, Tatjana Patitz, një nga supermodelet më të famshme të viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare më 11 janar. Ajo nuk e fitoi betejën e saj kundër kancerit të gjirit dhe ndërroi jetë në spital në Santa Barbara, Kaliforni. Më 15 shkurt, aktorja, ikonë seksi e viteve gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë, Raquel Welch, ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare në shtëpinë e saj në Los Anxhelos pas një sëmundjeje të shkurtër. Më 16 korrik, Jane Birkin ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare . Aktorja dhe këngëtarja u gjet e pajetë në apartamentin e saj në Paris: pak para vdekjes ajo kishte anuluar disa shfaqje për arsye shëndetësore pas një goditjeje të lehtë. “Unë kam qenë gjithmonë një optimiste e madhe, por e kuptoj se më duhet ende pak kohë për të qenë në gjendje të performoj përsëri në skenë,” u tha ajo fansave në maj.

Më 21 korrik, pak ditë para ditëlindjes së tij të 97-të, “këngëtari i fundit” Tony Bennett , i cili kishte vite që po luftonte me Alzheimer-in, vdiq pas sëmundjes që nuk e kurseu aspak. Edhe këngëtarja dhe kantautorja irlandeze Sinéad O’Connor vdiq në banesën e saj Herne Hill në Londër më 26 korrik. Disa ditë më vonë, më 31 korrik, vdekja e Angus Cloud në vetëm 25 vjeç tronditi fansat e Euphoria : aktori, i cili luante rolin e shpërndarësit të drogës Fezco në serialin HBO, u gjet i vdekur në shtëpinë e familjes në Oakland, Kaliforni, për shkak të për një mbidozë të përcaktuar si “aksidentale”.

Më 27 shtator, fansat e Harry Potter i thanë lamtumirën Michael Gambon, aktorit që luajti rolin e Albus Dumbledore në sagën për djalin magjistar më të famshëm në botë. Aktori u shtrua në spital me pneumoni. Më 15 tetor, një ditë para ditëlindjes së saj të 77-të, aktorja Suzanne Somers, e famshme në Itali me “Three’s Company for Rent dhe A Blonde for Dad”, ndërroi jetë pasi luftoi me kancerin e gjirit për më shumë se njëzet vjet.

Aktorja Anna Kanakis, ish Miss Italia 1977, vdiq më 19 nëntor në moshën 61-vjeçare, e goditur nga një tumor i diagnostikuar shtatë muaj më parë dhe që nuk u zbulua kurrë për publikun. Më 8 dhjetor lajmi për vdekjen e Ryan O’Neal pas një lufte të gjatë kundër leucemisë dhe kancerit të prostatës, ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb