Varësia e Matthew Perry nga narkotikët dhe pilulat e dhimbjes ishte aq e fortë sa që edhe kur aktori ishte në arrest shtëpie ose në monitorim 24-orësh nga ekipi i tij infermieror, ai përsëri gjeti një mënyrë për t’i aksesuar ato.

Në fund të fundit, kjo ishte arsyeja e vdekjes së tij. Ylli 54-vjeçar i serialit “Friends” mori frymën e fundit, në vaskën e nxehtë të shtëpisë së tij në tetor, pas një mbidoze me ketaminë.

Edhe pse prej vitesh ai pretendonte se ishte “pastruar” nga substancat, më në fund doli se Matthew Perry nuk bëri kurrë “pushim” nga abuzimet. Edhe kur ekipi infermieror pranë tij e kishte në monitorim 24/7 për ta parandaluar që të kthehej sërish te substancat, ai gjeti një mënyrë përmes një aplikacioni online për t’i siguruar ato.

Siç thotë për DailyMail një burim i afërt me të, aktori ka takuar vajza përmes aplikacionit Raya dhe i ka kërkuar që ta “furnizojnë” me Oxycontin, një qetësues i fuqishëm opioid, ndaj të cilit aktori ishte i varur.

“Ai takonte vajza në aplikacionet e takimeve dhe i kërkonte që t’ia sillnin. Kishte një grup grash të moshës 21-25 vjeç që i takonte përmes Raya-s. Kur ishin, i dhanë pilulat, kryesisht Oxycontin. Gjithashtu, ai kishte një lloj “rrjeti” të të dashurave të tij të vjetra, të cilat i jepnin drogë ilegale”, pohon burimi.

Më pas burimi shtoi: “Ai po rrinte me to dhe pas pak po thoshte ‘mund të më marrësh diçka? Ai mund t’i bindte njerëzit se nuk do të bënte asgjë të keqe. Me sa duket, ai u thoshte vajzave se i duheshin ilaçet për të trajtuar dhimbjen. Në fund, nëse nuk do t’i bindte, do të ndahej me ta dhe do të kalonte tek tjetra”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb