Jamir Hyka te Beshiktash nuk është më një fantazi merkatoje. Këmbanat bien sërish në Turqi. Portalit haberler.com konfirmon lajmin duke shtuar se anësori i kombëtares është një lojtar me eksperiencë që mund të rrisë lojën e skuadrës turke.

Duket se me hapjen e merkatos së Janarit, Beshiktash do të paraqesë një ofertë zyrtare klubit të Luzernës që zotëron kartonin e fantazistit shtatshkurtër. Hyka deri më tani ka surprizuar me paraqitjet e tij në klubin zvicerian ku ka shënuar edhe 8-të gola.

28-të vjeçari për momentin ndodhet në Shqipëri pas ndërprerjes së kampionatit për shkakun e festatve të fundvitit, por gjithsesi ai është shprehur se ndjehet i lumtur në klubin aktual, por gjithsesi një ofert nga gjigandi Turk duket e parezistueshme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb