Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka lëshuar së fundmi një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Italisë.

Duke iu referuar rregullave të reja të vendosura nga qeveria e vendit fqinj, Ministria e Jashtme thekson se duke nisur nga 31 gushti deri më 25 tetor 2021, qytetarët duhet të paraqesin, certifikatë të gjelbër anti-COVID, që vërteton vaksinim të plotë.

E nga vaksinat që njihen nga shteti italian janë: : Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson. Gjithashtu duhet të paraqitet test molekular PCR e kryer 72 para nisjes.

Në rast të mospasjes së dokumenteve të mësipërme, për pasagjerët është e detyrueshme karantina 5 ditore. Fëmijët nën 6 vjeç përjashtohen nga këto rregulla.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria për Evropën dhe Punë e Jashtme njofton se në bazë të Dekretit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e listës D https://bit.ly/3mM8ëEY
Duke nisur nga data gusht deri në tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:
Çertifikatën e gjelbër Covid-19, që vërteton vaksinimin e plotë ose një çertifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit;
Çertifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar;

Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.
Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes;
Formularin PLF https://app.euplf.eu/

Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore;

Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi;
Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.

Për më shumë informacion rreth kritereve të udhëtimit në Itali dhe kategoritë që përjashtohen nga vetëizolimi, klikoni në linkun


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb