Kompania Holding Google mbyll tremujorin e parë me të ardhura prej 68.01 miliardë dollarësh, me rritje 23%, që është rritja më e ulët që nga viti 2020.

Rritja e inflacionit dhe lufta në Ukrainë, të cilat kanë ulur oreksin për shpenzime për reklama, janë faktorët kryesorë. Fitimi neto ra 8.3% në 16.4 miliardë. Rezultatet jo bindëse penalizojnë aksionet e Google në Wall Street ku, në tregtimin pas orarit, ato humbasin deri në 7%.

Të ardhurat e Google Cloud u rritën me 5.8 miliardë dollarë nga 4 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. YouTube kontribuoi me 6.87 miliardë në të ardhurat e Alphabet në tre muajt e parë të vitit, më pak se 7.51 miliardë e parashikuar. Google po investon shumë në YouTube për ta lejuar atë të mbajë ritmin me konkurrencën dhe të sfidojë TikTok me YouTube Shorts. Në komunikimin e rezultateve tremujore, Google njoftoi një plan të riblerjes së aksioneve me vlerë 70 miliardë tremujorë mbi pritjet për Microsoft. Fitimet për aksion ishin 2,22 dollarë krahasuar me 2,19 dollarë që tregu po kuotonte. Të ardhurat u rritën 18% në 49.36 miliardë, mbi parashikimin 49.05 nga analistët.

Pavarësisht rezultateve solide, Microsoft shënon një rritje të kufizuar në Wall Street, duke u rritur në tregje pas orarit të punës me 0.5%.

Listat amerikane u mbyllën në nivelet më të ulëta të gjashtë javëve të fundit në pritje të raporteve tremujore të Google dhe Microsoft. Dow Jones dhe Nasdaq humbën më shumë se 2%, ndërsa Nasdaq ra gati 4%. Wall Street është prekur nga tensionet gjeopolitike, por mbi të gjitha nga pritja për Fed, e cila ka hapur rrugën për një rritje të normës, me gjysmë pikë përqindjeje, në mbledhjen e ardhshme në maj. Rritja e normave shqetëson tregun dhe përforcon pritshmëritë për një recesion amerikan, i cili, sipas parashikimeve të Deutsche Bank, do të jetë “i thellë” në vitin 2023.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: