Duke treguar portretin e Lirisë, tregon atë që ndikoi në dënimin e saj të parë, që ishte raporti i Nako Spiros me Enver Hoxhën, duket se ai kishte qenë kritizeri më i madh i Enver Hoxhës, kishte kritikuar edhe sistemin që po kthehej në një sistem terrorist.

“Po në Berat ishte nga kryesorët që e ka kritikuar mënyrën si ishte drejtuar partia komuniste gjatë luftës, dhe politikat terroriste që edhe Hoxha e pranon. Më vonë në konfliktin me jugosllavët, para se të ndodhte prishja, kur jugosllavët ishin miqtë e mëdhenj, të regjimit të Tiranës, Nako Spiro ishte kryesori i atyre që u përplasën e me jugosllavët për çështje të ekonomisë.” -u shpreh ai.

“Liria nuk është aktore kryesore, është si kandidate e Byrosë politike më tepër si e thirrur, Mehmet Shehu e Fadil Pacrami gjithashtu kurse nga figurat kryesore ishte Nako Spiro në atë kohë. Liri Belishova ende nuk ishte bërë e tillë, ishte vetëm 21-22 vjeç.” – tregon më tej Shehu.

Pas vdekjes së Nakos, ajo thotë se nuk kisha rrugë tjetër, ndërsa pyetet pse pranoi të rikthehej…

“Mua kështu më ka thënë në bisedat e fundit që kemi patur në vitin 2017 dhe po kështu edhe i biri Petrit më ka treguar për bisedat që ai ka patur në internim dhe që edhe ai i ka bërë të njëjtën pyetje. Ajo kishte parë një gjë të tmerrshme, një humnerë përpara vetes dhe në momentin që rehabilitohet dhe që e lartësojnë si heroinë nuk e di se çfarë ka menduar tamam, se edhe vetë Liria thotë që mjaft herë gënjejmë veten, gjëra që i mendojmë tani, i pandehim sikur i kemi menduar edhe dikur. Më duket mjaft e sinqertë në atë që thotë. Mjaft e guximshme moralisht. Kam parë në arkivin e filmit shumë dokumentarë ku del ajo pasi është kthyer në pushtet, mes viteve 40-50 deri në 6., në prag të rënies së dytë të saj. Aty është një ceremoni e varrimit të atyre që u quajtën dëshmorë të Komitetit Qendror dhe ndër ta është edhe Nako Spiro dhe në korteun që shkon, kur kalon arkivoli i tij në plan të parë është Liria, dhe ngjan si e huaj në atë mjedis ku ndodhet” u shpreh ai, ku ndër të tjera theksoi se Nako u varros e rivarros disa herë për shkak të kthesave të ndryshme që merrte regjimi, goditjeve të herëpashershme që kanë ndodhur.

“Nuk do e quaja një regjim naiv, por nuk i jepte llogari askujt për këto gjëra. Dhe Enver Hoxha e të tijtë që nuk i jepnin llogari askujt, e mund të bënin çfarë të donin.”, -tha Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb