Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Sociliste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gllogjan të Deçanit, ku një autobus me nxënës u sulmua nga kriminelë të armatosur.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve, shoqeve, mësuesve të shkollës, që humbën më të dashurit në këtë sulm.

“Lutemi që i plagosuri të ketë shërim të shpejtë. Policia e Kosovës duhet të çojë sa më parë para drejtësisë këta kriminelë, të cilët meritojnë një ndërshkim ekstrem”, shkruan Balla.

Postimi i Ballës:

? Jemi pa fjalë e shumë të prekur nga ngjarja tragjike që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gllogjan të Deçanit ku një autobus me nxënës u sulmua nga kriminelë të armatosur. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste??? u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve, shoqeve, mësuesve të shkollës, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Lutemi që i plagosuri të ketë shërim të shpejtë. Policia e Kosovës duhet të çojë sa më parë para drejtësisë këta kriminetë, të cilët meritojnë një ndërshkim ekstrem.

Jemi me ty Kosovë??e dashur në këtë moment të dhimbshëm, në prag të festës së flamurit kuq e zi???

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: