KOSOVE-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli shpreh shqetësimin e tij për ngjarjet e sotme në Kumanovë të Republikës së Maqedonisë, dhe pikëllimin për humbjen e jetëve njerëzore në këtë ngjarje.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Kryeparlamentari Veseli shprehet se “ne, besojmë se institucionet e shtetit maqedon e kanë gjithë vullnetin dhe kapacitetet që problemet politike dhe tensionet eventuale etnike të trajtohen me maturi dhe mjete demokratike”.

“Dhuna nuk është zgjidhje në asnjë rrethanë dhe për askënd. Ne, besojmë gjithashtu se faktori politik shqiptar në Maqedoni është në nivelin e përfaqësimit adekuat të brengave dhe interesave të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë dhe do të gjej rrugët për tejkalimin e situatave të ngjashme me racionalitet e pjekuri politike. Paqja dhe fqinjësia e mirë janë interes vital i të gjithë shqiptarëve në rajon”, ka shkruar Veseli në rrjetin social facebook .

(a.n/Kosovapress/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: