Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha sot se Rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta i japin të drejtë ¼ së deputetëve të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor dhe ky është një detyrim që duhet zbatuar.

Si një ndër firmëtarët e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen “McGonigal”, ajo tha se maxhoranca po përdor justifikimin se po harton një pr.ligj të ri për komisionet. Sipas saj ligji për komisionet hetimore është ende në fuqi dhe si i tillë duhet zbatuar.

“Kryeministri e ka detyrim ti japë llogari Parlamentit sepse jemi republikë parlamentare. Rregullorja e thotë mjaft qartë që është detyrim i Kryeministrit të japë llogari për një çështje skandaloze. Unë kam firmosur për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e agjentit të FBI. Në nenin 25 të rregullores thuhet se Kuvendi ka të drejtë me kërkesën e ¼ së anëtarëve dhe është i detyruar të ngrejë komisionin hetimor për të shqyrtuar një çështje të veçantë”, tha Xhixho.

Sipas saj “Kushtetuta në nenin 77/2 Kuvendi ka të drejtë me kërkesë të ¼ së anëtarëve të tij dhe është i detyruar të caktojë një komisioni hetimi për një çështje që ai e gjykon. Jeni në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores dhe kërkoni pastaj standarde etike. Kam ardhur tu shërbej qytetarëve dhe të jem zëri i tyre, por me pseudojustifike për të ngritur komision hetimore, me pseudodrafte ligjore që ju po synoni të përmirësoni ligjin e komisionit hetimor, ju mund ta bëni ligjin, por ky ligj është në fuqi. Për sa kohë ligji është në fuqi keni detyrimin për të ngritur komisionin hetimor që kërkojnë shqiptarët. Është e papranueshme që një kryeministër dhe një maxhorancë të përjashtojë deputetët. Kush është arsyeja? Sepse nuk doni të jepni llogari. Në qoftë se nuk njeh Parlamentin të japë dorëheqjen dhe të iki e të përgjigjet para drejtësisë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: