NIGERI- Të pakten 34 njerëz kanë vdekur në sulmin vetëvrasës me bombë të cilën e ka kryer një vajzë e mitur në tregun me plot njerëz në qytetin Maiduguri në Nigeri.

Sulmi është kryer vonë pasdite në afërti të kinemasë “Elkameni i Vjetër” ka thënë përfaqësuesi i milicisë civile të mbrojtjes Musa Danbaba. Sipas tij janë numëruar 34 trupa dhe ka shumë të plagosur.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dyshohet se është pjesë e organizatës ekstremiste Boko Haram raporton AP.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: