Kreu i Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë Nikolin Jaka në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” deklaroi se sipërmarrjes private i duhen 5 vjet të marrë sërish veten nga kriza e pandemisë.

Jaka u shpreh se duhet bërë një pakt mes shteteve ballkanike që kana banorë shqiptarë Shqipëri – Kosovë – Maqedoni e Veriut.

Sipërmarrja ka nevojë për para që të mund të funksionojë. Ka pasur kërkesa për garanci sovrane. Sipërmarrjet e shohin vetë nevojën për mjete financiare. Edhe paketa e dytë do jetë e fokusuar tek 5 përqindëshi. Duhet të ketë hapje të plotë për bare dhe restorante. Duhet të bëjmë edhe një hapje të kufijve Shqipëri – Kosovë – Maqedoni. Unë besoj se do jetë një periudhë e gjatë që të kemi sërish kthim në atë gjendje që ishim. Parashikohet se sipërmarrja private do marr veten për 5 vjet”, tha Jaka.

Nikolin Jaka ka vlerësuar më tutje se kufijtë duhet të hapen në muajin qershor, duke shtuar se vonesa më tepër se kjo periudhë i bën dëm ekonomisë.

“Nga komunikimet që kemi pasur edhe me partnerët tanë në Europë, po bëhet certifikatë të Covid-19, me praktika të njohura me vende të tjera, që t’i shërbhet turistit me standardet e duhura. Brenda majit duhet të merren masa dhe në qershor duhet të hapen kufijtë, besoj unë”, u shpreh Jaka.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb