Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Nikolin Jaka, në takimi  e zhvilluar ditën e sotme  për paketën e re fiskale kërkoi ngritjen e një grupi pune për përcaktimin e paketës fiskale.

Ai u shpreh se qeveria duhet të zgjedhë përfaqësuesit më të mirë që ka dhe se janë të të gatshëm të ulen në tryezën e dialogut.

“Qeveria shqiptare dhe politika në tërësi duhet të interesohet më shumë për sipërmarrjen në vendin tonë. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë presin nga qeveria shqiptare ngritjen e një grupi pune me ekspertë të përbashkët të sipërmarrjes private dhe institucioneve përgjegjëse për ekonominë. I kujtoj qeverisë shqiptare se janë precedentët e suksesit për grupet e punës. I takon kryeministrit të angazhojë institucionet dhe ministrisë përkatëse. Të zgjedhë përfaqësuesit më të mirë që ka. Jemi të gatshëm të ulemi në tryezën e dialogut. Nëse palët vazhdojnë me bunkerët e tyre. Nuk kemi asnjë kusht dhe asnjë dispozitë ndaluese nga kërkesat e biznesit”, tha Jaka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb