TIRANE- Pas tre ditësh protestë stafi pedagogjik prej 28 mësuesish dhe drejtori i shkollës së mesme të fshatit Hotolisht në Librazhd do t’i kthehen punës. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Arsimi dhe Sporteve. Lindita Nikolla e cila pranon se pas diskutimit me mësuesit tha se “Sqaruam vendimin drastik që ishte marrë” dhe se “gjithë kolektivi i shkollës në Hotolisht do i kthehet punës”. Sipas ministres tashmë mësuesit po firmosin kontratat e punës.

Vendimi për largimin apo transferimin nga detyra mësuesve të kësaj shkolle iu komunikua një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, ndërkohë që motivacion ishte ankesat e nxënësve për dhunë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: