FIER

Nimet Musai, kreu i grupit te këshilltarëve te LSI në Fier ka dhëne sot dorëheqjen nga mandati i këshilltarit te bashkisë Fier për të pranuar mandatin e deputetit.

Gjatë mbledhjes së sotme, Musai është shprehur se do të jetë edhe në parlament i njëjti person. Me ketë dekoratë ai ka nënkuptuar qëndrimin e tij politik opozitar.

“Në Kuvend do punoj për të mirën e qytetit të Fierit dhe do jap kontributin tim për gjithçka që meriton vendi”- ka thënë ai.

Nimet Musai kandidat nga lista e LSI-së ka pranuar thirrjen e Komisionit Qëndror Zgjedhor për të pranuar mandatin.

Nimet Musai nuk ka humbur kohë dhe ka dorëzuar para një jave formularin e dekriminalizimit duke konfirmuar marrjen e mandatit te Erisa Xhixhos ne qarkun Fier.

Erisa Xhixho e cila ishte ne listat e LSI nuk pranoi mandatin pas thirrjes së vakances nga KQZ, ndërsa ne renditjen ne listen e kandidateve pas saj ka qenë Nimet Musai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb