Pas sistemimit të qendrave të qyteteve tashmë vëmendja e bashkive është përqëndruar në sheshet e vogla brenda pallateve, por edhe në perfieri, zona të cilat kanë qenë të lëna pas dore për shumë vite.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i bashkisë, Gledian Llatja inspektuan nga afër punën që po kryhet në Elbasan për pastrimin dhe sistemimin e shesheve të pallateve.

Sipas Ballës, aktualisht bashkia ka ndërmarrë një aksion për pastrimin shesheve, më pas puna do të vijojë me krijimin e lulishteve dhe rikonstruksionin e rrugicave lidhëse.

“Dua t’i garantoj qytetarët e Elbasanit se ne po fillojmë një transformim historik të çdo lagjeje të qytetit. Sa për ato që thonë lulezimat e asaj çfarë ka mbetur nga ish-Partia Demokratike e Elbasanit, realisht nuk kemi kohë të merremi. Është e turpshme të kundërshtosh rregullimin dhe rivitalizimin e blloqeve të pallateve.

Sëbashku me Kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja inspektuan gjithashtu dhe ecurinë e punës në lirimin e hapsirave mes pallateve.

“Lagja 5 Maji është një lagje shumë e madhe, me popullësi të madhe dhe me hapësira të konsiderueshme. Dua t’ju falenderoj që i keni hyrë me themel dhe po pastroni mbetje të grumbulluara prej shumë vitesh. Ajo që është e rëndësishme është se po lirohen sheshet e pallateve. Dhe detyra jonë është që më pas të fillojmë dhe me asfaltimin e rrugëve të këtyre lagjeve dhe shndërrimin total të këtyre zonave”, tha Balla.

Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë Gledian Llatja u shpreh se ndërtimi i lulishteve dhe këndeve të lojërave do të detyra e radhës.

“Zona këtu ka qenë përherë problematike përsa i përket akumulimit të mbetjeve inerte. Po lirohen sheshe në të cilat kishte 25 vite që nuk vihej dore. Do të bëjmë edhe lulishte dhe do t’i rivitalizojmë këto zona.” , theksoi Llatja.

Lagja “5 Maji” në Elbasan është një lagje e madhe me rreth 6 mijë banorë, pjesa më e madhe e së cilës është populluar pas viteve ’90 si zonë informale dhe problemet në infrastrukturë kaën qenë të shumta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: