Sotiraq Filo, kryetari i Bashkisë së Korçë ka bërë të ditur se është duke u inspektuar në të gjitha shkollat për këtë vit shkollor për të evidentuar të gjitha problematikat dhe për tu dhënë një zgjidhje.

“Në plotësimin e protokolleve bashkia Korcë bashkëpunon edhe me institucione të tjera me drejtorinë arsimore dhe ministrinë e Arsimit, por edhe me donatorë të tjerë si UNICEF.

Në bashkëpunim me këtë të fundit bashkia ka siguruar termometra dixhitalë për të gjitha kopshtet edhe shkollat ku janë pjesë e tyre edhe kopshtet, kryesisht në fshatra.
Gjithashtu termometrat janë siguruar edhe për shkollat e mesme ndërkohë që bashkia Korçë është në procedurën e zgjidhjes edhe për shkollat e tjera që nuk janë të pajisura.

Është një gjë që do të zgjidhet shumë shpejt, po monitorohet situata për ta përmbushur edhe këtë detyrim”,- tha ai.

Ndërkohë, theksi kryesor sipas Filos, duhet vënë në ato masa të protokollit që kanë impaktin më të madh që janë kryesisht ato që lidhen me distancimin fizik të nxënësve por edhe të mësuesve, me mbajtjen e maskave si dhe me ruajtjen e higjienës personale në ambientet e shkollave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: