TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, i dorëzoi sot në mesditë Gjeneral Brigade Nazmi Cahanit dekretin e emërimit si Komandant të Forcave Tokësore.

Në një ceremoni zyrtare ku ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të mbrojtjes, pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Kreu i Shtetit i dorëzoi Gjeneral Brigade Cahanit dekretin e emërimit duke i uruar punë të mbarë dhe suksese në detyrën e tij të rëndësishme në krye të Forcave Tokësore të Republikës së Shqipërisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb