SHBA

“Një çështje e të drejtave të njeriut “. Kështu e ka quajtur i divorcin e saj me Brad Pitt , Angelina Jolie.

Në një interistë të gjatë për ‘Guardian’ aktorja e njohur ka rrëfyer më shumë për ndarjen e bujshme të Hollivudit. Ajo e akuzon bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe shpjegon se kishte frike për sigurinë e fëmijëve të saj.

Aktorja tregoi se ka qenë shumë e vështirë marrja e vendimit për t’u ndarë.

“Është e vështirë për një person si unë që merret me të drejtat e fëmijëve në botë dhe të vuajë dhunën pikërisht në shtëpinë e saj”-tha aktorja. “Nuk mund të flas më shumë, pasi jam ende në mes të një procesi gjyqësor”- ka shtuar më tej Angelina.

Por Angelina foli edhe takimin e saj me regjisorin, Harvey Weinstein, i cili akuzohet për dhunë seksuale ndaj disa aktoreve.

“Kur u takova me të ai shkoi më tej seç duhej dhe m’u desh të largohesha menjëherë prej tij. Që nga ai moment i kam qëndruar larg duke paralajmëruar edhe gra të tjera për rrezikshmërinë e tij. Kam hequr dorë nga disa rolë se ishte ai regjisor, një ndër ta dhe tek ‘Avatar’-ka rrëfyer aktorja e njohur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: