Angelina Jolie mori një qëndrim në rrjetet sociale për situatën në Gaza. Në vazhdën e luftës mes Izraelit dhe Palestinës, ylli i Hollivudit dhe aktivistja për të drejtat e njeriut qëndron pranë palestinezëve dhe dërgon mesazhin e saj, me një postim në llogarinë e saj personale në Instagram.

Pasi postoi një foto të ndërtesave në Gaza që po bombardoheshin, Angelina Jolie shkroi: “Kjo ka të bëjë me bombardimin e qëllimshëm të një popullsie të bllokuar që nuk ka ku të shkojë. Gaza ka qenë një burg në qiell të hapur për gati dy dekada dhe po kthehet me shpejtësi në një varr masiv”.

Ajo vazhdon duke shkruar: “40% e të vdekurve janë fëmijë të pafajshëm. Vriten familje të tëra, ndërsa bota shikon dhe me mbështetjen aktive të shumë qeverive, miliona civilë palestinezë – fëmijë, gra, familje – që ndëshkohen dhe dehumanizohen kolektivisht, ndërsa privohen nga ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare kundër ligjit ndërkombëtar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angelina Jolie (@angelinajolie)

Duke refuzuar të kërkojë një armëpushim humanitar dhe duke e penguar Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të vendosë një armëpushim të tillë nga të dyja palët, liderët botërorë janë bashkëfajtorë në këto krime”, shkroi Jolie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb