Nga Elidon Ndreka
Pushuesit që zgjodhën Shëngjinin këtë fundjavë mbetën të habitur nga një kompeticion i pazakontë që po zhvillohej në këtë bregdet. Të ardhur nga Sllovakia me familjet e tyre, një grup turistësh zhvilluan këtë konkursin për “kalanë më të bukur prej rëre” duke tërhequr vëmendjen e mjaft qytetarëve.

turistet shengjin (4)

Për rreth një orë të mbledhur më familjet e tyre, këta pushues u vunë në qendër të vëmendjes në plazhin e Shëngjinit duke i shtuar atraksionin kësaj zone turistike.

Secila skuadër familjare bëri gdhendje me rërë duke përdorur rërën dhe guacat për dekor.
“Ne kemi ardhur në Shëngjin për herë të parë dhe është vërtetë një qytet i bukur. Është një plazh i bukur me rërë të pastër dhe ne këtu po zhvillojmë një kompeticion për kështjellën më të bukur. Ne kemi ardhur këtu nga Sllovakia dhe çdo ekip përbëhet nga një familje që gjithsej janë rreth 50 persona, kështu që është një kompeticion i madh”, thanë një prej turistëve.

turistet shengjin (1)

“Ne vijmë Republika e Sllovakisë. Ky konkurs ishte shumë qejf, por shumë nxehtë dhe shumë rërë. Është hera e parë që vijmë në Shqipëri dhe kemi zgjedhur të vizitojmë Shëngjinin. Shërbimi është shumë i mirë gjithashtu edhe ushqimi dhe me pamjen e malit këtu pranë duket shumë bukur”, tha një tjetër turist.
Këtë verë plazhi i Shëngjinit, është i tejmbushur nga pushues të shumtë vendas dhe të huaj që e kanë zgjedhur si destinacionin e preferuar për të kaluar pushimet.

turistet shengjin (3)

turistet shengjin (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: