RUSI

Një ditë para takimit të tyre, Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të dekorojë me Urdhrin e Shën Aleksandër Nevskit, homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.
Lajmi është bërë i ditur nga Websajti zyrtar i Kremlinit, i cili raporton se Putin ka firmosur sot dekretin mbi ndarjen e Urdhrit të Shën Aleksandër Nevskit.

“Aleksandar Vuçiç shpërblehet për kontributin e tij të madh personal në bashkëpunimin shumëpalësh me Federatën Ruse”,  thuhet në  deklaratën e Kremlinit.

Sipas Tanjugut, kjo njohje iu dha një serbi pas gati 100 vjetësh. Vuçiç nga ana tjetër  tha se për të do të ishte një nder i madh, të marrë një vlerësim që nuk është fituar nga asnjë serb në 100 vitet e fundit.

Vucic Dekret

 BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: