Eritrea nuk do të luajë ndeshje kualifikuese për Botërorin. Ky vendim vjen prej frikës se lojtarët mund të përfitojnë nga ndeshjet jashtë shtetit për t’i shpëtuar regjimit shtypës të vendit, pra për t’u arratisur.

Lojtarët vendas thuhet se po përgatiteshin për fushatën kualifikuese prej tre muajsh, përpara se të informoheshin në fund të tetorit se nuk do të merrnin pjesë. Raportet sugjerojnë se arsyeja kryesore pas tërheqjes nag Botërori 2026 është parandalimi i lojtarëve që të përdorin udhëtimet e ekipit kombëtar jashtë vendit për të kërkuar azil politik.

Dihet se qeveria e Eritresë është kufizuese e shumë lirive, njihet për imponimin e shërbimit ushtarak të përjetshëm për shumë qytetarë. Që nga viti 2009, mbi 60 futbollistë vlerësohet të kenë kërkuar azil, duke përdorur statusin e tyre si lojtarë ndërkombëtarë.

Vendimi i ka lënë lojtarët të dëshpëruar, me shqetësime për pasojat e mundshme të protestës. Eritrea është përballur me raste të mëparshme të lojtarëve që kërkonin azil, me më të fundit që përfshiu pesë lojtare femra, të cilat u larguan nga kombëtarja disa orë përpara një ndeshjeje në nëntor 2021.

Veçanërisht, 7 lojtarë meshkuj u zhdukën në Ugandë në vitin 2019 dhe 4 ndërkombëtarë U-20 u larguan në tetor 2019. Eritrea, e planifikuar të përballet me Zambinë, Tanzaninë dhe Sudanin në kualifikimet e Kupës së Botës 2026, nuk ka luajtur që nga janari 2020 dhe i mungon renditja e FIFA-s për shkak të pasivitetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb