“Merita është e djemve sepse tre vite më parë besuan që në fillim ndërsa tani asgjë nuk ka përfunduar. Duhet të rikuperojmë forcat që na kanë mbetur sepse është një finale për të fituar”.

Roberto Mancini e nis me këto fjalë konferencën e tij për shtyp duke u ndalur më pas tek sfida përballë Spanjës: Ishte një ndeshje shumë e fortë, Spanja ka një skuadër të madhe, janë mjeshtra në kontrollin e topit. Në bëmë një sfidë të mirë por jo si gjithnjë. Na vendosën në vështirësi në fillim, më pas arritëm të gjenim koordinatat e duhura por isha i qartë që do të vuanim shumë në këtë sfidë. Anglia apo Danimarka? Nuk e di, është një finale. Tani kemi katër ditë në dispozicion për të rikuperuar dhe të shohim se çfarë do të ndodh, u shpreh Mancini në konferencë për shtyp. I ndryshëm diskutimi në radhët e spanjollëve, Luis Enrique ndjen keqardhje për mënyrën se si largohet nga ky Evropian: Të gjithë janë krenarë për këtë përfaqësuese. Objektivi ishte të formonim një skuadër dhe që tifozët të ndiheshin krenarë për lojtarët e tyre. Skuadrës do ti jap notën 9-të, u shpreh Enrique duke e mbyllur me një thumbim për rivalët e tyre: Në kohën shtesë mezi prisnin të shkonin tek penalltitë, ndërsa ne ishim të aftë të luanim edhe një gjysmë ore më shumë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: