Largimi i Lewandowskit ka lënë një gropë të madhe te Bayern Munchen, me drejtuesit bavarezë që ende nuk kanë gjetur qendërsulmuesin e duhur.

Emri i Harry Kane mbetet në listën e merkatos së verës, por së fundmi në skenë ka dalë një tjetër sulmues potent. Bëhet fjalë për goleadorin Randal Kolo Muani, i cili vlen 100 milionë euro.

Sulmuesi 24-vjeçar po shkëlqen tek Eintracht Frankfurti, teksa ka shënuar 28 gola në po kaq ndeshje. Kontrata e francezit skadon në verën e vitit 2027, kështu që Bayern duhet të sakrifikojë shumë për të marrë shërbimet e Kolo Muanit.

Por nëse një francez mund të vijë te kampionët e Gjermanisë, një tjetër pritet të largohet. Interi është në kërkim të zëvendësuesit të Skriniar për sezonin e ardhshëm dhe i pari në listë duket se është Benjamin Pavard, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024.

Inter ofroi 20 mln euro, por Bayern e vlerëson mbi 30 mln. Pritet të jetë një verë e nxehtë për bavarezët sa i përket merkatos, me hyrje dalje të shumta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb